Pezullohet seanca për rastin Gucati – Haradinaj në Hagë

Është pezulluar seance për rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajn.

Kështu ka bërë të ditur gjykatësja e kësaj çështje Michele Picard, përcjell Klankosova.tv.

“Faleminderit të gjithëve, seanca pezullohet”, është shprehur ajo.

Gjatë seancës është bërë e ditur se aktgjykimin që i njeh fajtor Gucatin dhe Haradinaj do t’u dërgohet atyre në gjuhën shqipe më 15 gusht.

Ndryshe, dy ish-krerët e OVL UÇK-së janë dënuar nga katër vjet e gjysmë heqje lirie për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë, pasi ata u shpallën fajtorë që publikuan dosje konfidenciale nga hetimet e Task Forcës së Speciales, e cila më pas rezultoi në ngritjen e aktakuzave. /KlanKosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published.