Sot, pas një sëmundjeje të gjatë, ka vdekur Xhane Myrtaj-Ukshini, nëna e Sami Ukshinit, komandant “Sokolit”, nga Morina e Gjakovës.
Lajmin e ka bërë publik përmes llogarisë së vet në “Facebook” i biri i saj, Enveri vëllai i Sami Ukshinit, shkruan Epoka e Re.
Njoftimi i plotë i Enver Ukshinit:
Njoftim Mortor-Me pikëllim të thellë, njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët për ndarjen nga jeta në moshën 79 vjeqare, pas një sëmundjeje të rëndë te Nënës tonë të dashur Xhane Myrtaj-Ukshini, duke na lënë në pikëllim neve familjarëve dhe të afërmit tonë! Për ceremoninë e varrimit do ju njoftojmë me kohë!

Leave a Reply