Malishevë: Vdes 63-vjeçari që u vetaksidentua

Një burrë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një vetaksident që ka ndodhur më 5 qershor në fshatin Llozicë të komunës së Malishevës.

I ndjeri është i moshës 63-vjeçare.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me datë 05.06.2022, rreth orës 18:45 në fshatin Llozicë-Malishevë, ka ndodhur një vetaksident trafiku. Njësia e Rajonale e Komunikacionit Rrugor, DRP-Gjakovë ka dalë në vendngjarje, ku si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. Sot, rreth orës 10:00, policia është njoftuar se i lënduari në aksident ka ndërruar jetë. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,” tha Elezaj për Klan Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.