Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. E një rast i tillë është raportuar dje në rrugën ‘Adem Gllavica’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se ka qenë nëna e cila ka denoncuar djalin e saj në Polici, për të cilin ka deklaruar se e ka kërcënuar me një thikë të kuzhinës.
Sipas saj, gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje me 22-vjeçarin i cili ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Kjo ka bërë që njësitet policore ta arrestojnë të dyshuarin, të cilin e kanë shoqëruar në stacion për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.
Leave a Reply