Ekstradohet nga Gjermania kosovari i kërkuar për 13 vepra penale

Zyrtarët policorë në Viti sot kanë shoqëruar në stacion personin e kërkuar me inicialet E.M. (1979), shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton policia, i dyshuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë pasi ishte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti si i dyshuar për trembëdhjetë vepra penale ,,Vjedhje të rënda’’, ,,Vjedhje’’ dhe ,,Vjedhje në tentative’’ në disa fshatra të Komunës së Vitisë.

“Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore dhe kompletimit të dokumentacionit i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.