Kosovari përfundon studimet e magjistraturës në Oxford me nota maksimale

Besfort Shala në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë në Universitetin e Oxfordit, me notën më të lartë.

I riun kosovar para një viti pati njoftuar se ishte pranuar nga ky universitet në Londër për t’i ndjekur studimet e magjistraturës, por që nuk kishte pasur mundësi t’i mbulonte shpenzimet.

Përmes mediav ai kishte treguar edhe për hapjen e një fondi për të mbledhur para në mënyrë që të mund t’i përballonte studimet e planifikuara.

Qëllimi u arrit, meqë sot ai deklaroi se e përfundoi misionin e tij me rezultat maksimal, përkatësisht klasifikimin Dictinction.

Shala gjithashtu falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ia mundësuan këtë rrugëtim.

Postimi i tij i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.