Dërgohet në vuajtje të dënimit 32-vjeçari që po kërkohej nga Policia, u kap në Obiliq

Një person është arrestuar dje rreth orës 15:30 në Obiliq, pasi i njëjti po kërkohej tash e një kohë nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 32-vjeçari po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar me burgim.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë./GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.