Boris Johnson dha dje dorëheqjen nga posti si kryeministër i Britanisë dhe sot, Rishi Sunak, ka shpallur kandidaturën për kryeministër të ri të Britanisë së Madhe duke thënë se vendi po përballet me “sfida të mëdha”.
“Të rivendosim besimin, të rindërtojmë ekonominë dhe të ribashkojmë vendin”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Sunak dha dorëheqjen nga posti i tij ministror të martën në mbrëmje, vetëm pak çaste pasi Sajid Javid u largua nga posti i sekretarit të shëndetësisë.
Ata nisën një “ortek” dorëheqjesh duke bërë që edhe Johnson të shkonte në një vendim të tillë. /GazetaSinjali/
Kryeministri brianik, ka dhënë dorëheqje edhe nga drejtimi me Partinë Konservatore.
Ai do të vazhdojë të mbetet kryeministër deri në tetor, kur partia do të zgjedhë një lider të ri që do të bëhet kryeministër ose kryeministre.
Leave a Reply