Kërcënohet me jetë mjeku i Klinikës së ORL-së në QKUK

Një mjek i Klinikës së ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mbrëmë është përballur me kërcënime serioze përmes telefonit nga një person, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se specialist i ORL-së, F.U., mbrëmë ka pranuar mesazhe dhe thirrje telefonike nga personi i dyshuar, i cili e ka sharë dhe e ka kërcënuar me jetë.

Sinjali mëson se kërcënimi ka ardhur për shkak të një raporti për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike, për çka i dyshuari i ka dhënë ultimatum mjekut për ta nënshkruar.

Duke parë rrezikun që i kanosej, mjeku i ORL-së ka lajmëruar Policinë, të cilët kanë tentuar që të kontaktojnë me personin e dyshuar dhe ta ftojnë për intervistim në stacion policor, por që i njëjti nuk është përgjigjur.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do të merren posa të kapet i dyshuari. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.