Hovenier uron në shqip besimtarët myslimanë: Festë të lumtur dhe të qetë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka uruar të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe botë.

“Me Fat Kurban Bajrami, Bayramınız Kutlu Olsun, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Eid Mubarak—ju urojë një festë të lumtur dhe të qetë të gjithëve që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar Hovenier./GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.