Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:10, në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i cili tha se në aksident janë lënduar katër persona të cilët po marrin tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:10, Policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me persona të lënduar që është shkaktuar në fshatin Lluzhan të Podujevës”, tha në përgjigjen e tij Hoxha.

Në këtë aksident, ku u lënduan katër persona, janë të përfshira katër automjete.

“Të përfshira në këtë aksident janë katër automjete, përderisa raportohet se tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona të lënduar”, vijoi tutje ai.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.