“Urime ditëlindjen shoku im i ngushtë” urimi i Sarës për Ledrin

Rap-artisti i njohur, Ledri Vula, feston sot ditëlindjen. Këngëtari ka mbushur plot 36-vite jetë.

Ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, fansat e familjarët.

Një i tillë nuk mungoi as nga partnerja e tij, blogerja Sara Hoxha, me të cilën është në lidhje prej disa vitesh.

Kjo e fundit ka përzgjedhur një sërë fotografish të përbashkëta të çiftit, madje disa prej tyre nuk ishin të publikuara më parë.

“Urime ditëlindjen shoku im i ngushtë”, ka shkruar Hoxha në postimin e hedhur në Instagram.

Ledri dhe Sara duhet theksuar që janë prindër të një vajze të quajtur, Poem Blu./demokracia.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.