Një person dyshohet se ka therur veten me thikë, sot rreth orës 14 e 30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, i cili tha se Policia ka pranuar informacion lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë në Sheshi “Skenderbeu” në kryeqytet.
“Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë). Është njoftuar ndihma e shpejtë e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes”, tha Hoxha.
Ai ka shtuar se Policia është duke kryer hetime relevante lidhur me rastin. /GazetaSinjali/
Leave a Reply