Digjet një shtëpi në Klinë, nuk dihet çka e shkaktoi zjarrin

Një shtëpi private në fshatin Videje në komunën e Klinës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një shtëpi të pabanuar, teksa dëshmitarët e rastit thonë se nuk dyshohet për zjarr të qëllimshëm.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ani pse në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente ku ekipi i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe kanë shuar në tërësi flakët.

Po ashtu nuk dihet vlera e dëmeve materiale që janë shkaktuar.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Zjarrvënie’. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.