Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) sapo ka nisur ndihma për në Ukrainë, raporton Gazeta Sinjali.
Janë 10 automjete me ndihma humanitare që EULEX-i ka nisur në këtë vend, ku do t’i dhurohen Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUAM).
Sipas EULEX-it, automjetet janë të ngarkuara me gjëra ushqimore dhe jo-ushqimore, përfshirë rroba, thasë gjumi, produkte për higjienën personale dhe materiale mjekësore, të cilat do t’i shpërndahen qytetarëve të Ukrainës. /GazetaSinjali/
Leave a Reply