Rita Ora shfaqet e freskët dhe joshëse në të kaltër

Rita Ora bëri një paraqitje verore të hënën teksa po shkonte në një studio regjistrimi në Londër.

31-vjeçarja veshi një mini-fustan të kaltër për këtë dalje, i cili kishte një kornizë të bardhë te pjesa e dekoltesë, shkruan DailyMail.

Ajo i shtoi bukuri pamjes së saj me një palë sandale të zeza me platformë, teksa pranonte rrezet e diellit nga moti i ngrohtë i kryeqytetit britanik.

Rita i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme, ndërsa ato shtyheshin në njërën anë.

Ajo zgjodhi një makijazh të lehtë për fytyrën, teksa i shtoi dukjes shkëlqim me një koleksion gjerdanësh të grumbulluar dhe një orë argjendi të hollë.

Këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” dukej në humor të mirë për daljen, duke buzëqeshur teksa u bëri me dorë shikuesve.

Dhe ndërsa ajo përgatitet të performojë në një sërë festivalesh verore, kanë qenë disa ditë mjaft të zëna për yllin me prejardhje nga Kosova, e cila të dielën ndoqi nga afër finalen e tenisit në Wimbledon.

Më pas ajo publikoi disa fotografi nga provat në Instagram, ku shfaqte fleksibilitetin e saj në një veshje sportive.

Veshja e saj ishte në ngjyrat bardhë e zi dhe flokët e saj ishin lidhur në stilin e një topuzi.

Ajo do të ngjitet në skenë në Festivalin Veror të Monte Carlos në Monako më vonë këtë muaj, përpara se të shkojë në Zurich OpenAir në gusht./demokracia.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.