S’ka më bukë me 50 centë

Furrtarët e qytetit të Prizrenit janë dakorduar që të rrisin çmimin e bukës, raporton gazeta Sinjali.

Sipas tyre, kjo po bëhet për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve tjera nga të cilat varet prodhimi.

“Nga dita e sotme [martë] edhe çmimi i bukës do të ketë rritje”, kanë thënë përfaqësues të kësaj shoqate për TV Prizrenin.

Kështu, nga dita e martë çmimi i bukës në disa furra është rritur në 0,60 cent, 10 cent më shtrenjtë se çmimi i deritanishëm, ndërsa edhe furrat tjera pritet që nga dita e nesërme të veprojnë ngjashëm. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.