Arrestohen babë e bir, kultivonin bimë narkotike

Në Mirditë është zhvilluar një aksion ku janë bërë kontrolle masive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditja e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia shqiptare ka finalizuar një tjetër operacion antikanabis, i koduar “Continues”.

Deri më tash, janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, derisa janë vënë në pranga dy shtetas, babë e birë B. Ll 49 vjeç dhe A. Ll., 20 vjeç.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Blinisht, konkretisht në vendin e quajtur “Përroi i Seftes”, në ambient të hapur, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Të dyshuarit do të hetohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.