Itali: Shqiptari i kërkuar për vrasje që nga viti 2000, arrestohet pas 22 vitesh 

Një shqiptar 40-vjeçar është arrestuar në Itali.

Ai ishte kërkuar për një grabitje dhe një vrasje që e kishte kryer në vitin 2000 në Shqipëri.

Që nga ajo kohë shqiptari ishte në arrati.

Mediat italiane raportojnë se 40-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 25 vjet burgim, për vrasje, grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Raportohet se shqiptari ishte fshehur në Itali për 22 vite.

Ai u arrestua pas hetimeve të autoriteteve italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.