Mbi 2 mijë shkurorëzime brenda vitit në Kosovë

Fiks 2160 shkurorëzime janë regjistruar në vitin 2021 në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Paraqet rritje prej rreth 500 në krahasim me numrin e shkurorëzimeve të një viti më herët. E rritja bëhet edhe më e madhe në krahasim me vitin 2019, kur u regjistruan 815 shkurorëzime.

Në vitin 2020 janë regjistruar 1614 raste të çifteve të shkurorëzuara.

Të dhënat e vitit 2021 tregojnë se numri më i madh i shkurorëzimeve është regjistruar në Prizren me 189 raste. Pason Prishtina me 175 e Podujeva me 141 çifte të shkurorëzuara.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i dytë me 10.0%, viti i tretë me 9.0% dhe viti i katërt me 7.4% e të shkurorëzuarve. Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë te femrat e moshës 25-29 vjeçare me 461 shkurorëzime, ose 21.3%; kurse tek meshkujt dominojnë te moshat 30-34 vjeç, me 489, ose 22.6%/demokracia.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.