Bie nga një lartësia në vendin e tij të punës, lëndohet një 41-vjeçar në Gjakovë

Janë të shpeshta rastet kur punëtorët fizik dërgohen në spital për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 41-vjeçar është lënduar teksa po punonte, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës, ku 41-vjeçari po punonte punë fizike me ç’rast ishte rrëzuar nga një lartësi rreth një metër.

Për këtë është njoftuar Policia e Kosovës si dhe inspektorati i punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me vendim të prokurorit, rasti do të hetohet si “Asgjësim, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.