Dhimbja e fytit tash është simptoma kryesore e infeksionit me koronavirus

Simptoma kryesore që mund të tregojë infeksionin me COVID-19 është dhimbja e fytit – sipas të dhënave të grumbulluara nga 17.500 njerëz – të cilët thanë se rezultuan pozitivë këtë javë.

Dhimbja e kokës, kongjestioni i hundës dhe kollitja – ishin simptomat e radhës më të zakonshme të raportuara.Sipas të dhënave nga studimi i Zoe App, 20 simptomat kryesore të COVID-it janë:

  • Dhimbje fyti – 58 për qind
  • Dhimbje koke – 49 për qind
  • Hundët e zëna – 40 për qind
  • Kollë pa mukozë 40 për qind
  • Rrufë 40 për qind
  • Kollë me mukozë 37 për qind
  • Zë i ngjirur 35 për qind
  • Teshtitja 32 për qind
  • Lodhja 27 për qind
  • Dhimbje e muskujve 25 për qind
  • Marramendja 18 për qind
  • Gjëndrat e fryra të qafës 15 për qind
  • Dhimbjet e syve 14 për qind
  • Ndryshimet në shqisën e nuhatjes 13 për qind
  • Shtrëngimi në gjoks 13 për qind
  • Ethe 13 për qind
  • Ethe ose të dridhura 12 për qind
  • Frymëzënie 11 për qind
  • Dhimbje veshi 11 për qind 
  • Humbje e nuhatjes 10 për qind

Gjetjet tregojnë se simptomat që kanë njerëzit me COVID kanë ndryshuar me zhvillimin e pandemisë – shkruan BBC.

Shkencëtarët besojnë se kjo mund të jetë për shkak të asaj se virusi ka ndryshuar ose ka mutuar me kalimin e kohës, njëherësh disa variante të kanë dalë nga lloji origjinal i virusit që erdhi nga Wuhani./demokracia.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.