Dyshja kosovare, Yllka Jashari/Melirona Avdullahu ka zhvilluar ndeshjen për renditje kundër Turqisë, të shtunën pasdite, në përballjen e vlefshme për listën përfundimtare të Kampionatin Evropian U2O të volejbollit në rërë, femrat, ku ‘Dardanet’ garuan në Grupin C.
Pas tri humbjeve në një grup tejet të fortë me Kombëtare si Spanja, Gjermania e Estonia, Kosova mposhti dyshen turke Yilmaz/Aksoy 2-0 (21-14, 21-17) për të siguruar vendin e 25 në këtë Kampionat Evropian, pozitë të cilën e ndan me tri Kombëtare tjera. /Demokracia.com
Leave a Reply