Një i vdekur dhe 1 mijë e 84 raste me COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë edhe sot ka publikuar raportin 24-orësh për rastet e reja në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali.

Sot janë raportuar 1 mijë e 84 raste të reja, ndërsa një person ka vdekur, kurse janë shëruar 406 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 293 njerëz, teksa numri total i dozave të administruara është 1 milion e 832 mijë e 519.

Ndryshe, MSh-ja sot iu bëri thirrje qytetarëve për vaksinim në mënyrë që të parandalohet vazhdimi i rritjes së rasteve./gazetasinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.