Pse elefantët preken kaq rrallë nga kanceri

Elefantët kanë paraqitur gjithmonë një paradoks për biologët. Ata janë shumë më të mëdhenj se njerëzit dhe jetojnë për një kohë të ngjashme me njerëzit, por shumë rralë preken nga kanceri. Kjo është e çuditshme. Kanceri konsiderohet si një ‘lojë’ me numra: sa më shumë qeliza, aq më shumë mundësi për t`u krijuar, aq më shumë gjasa për dëmtim të ADN-së dhe shfaqjen e një tumori.

Puna e udhëhequr nga Konstantinos Karakostis, i Universitetit Autonom të Barcelonës dhe e botuar në Biologjinë Molekulare dhe Evolucion jep një përgjigje, të paktën për elefantët dhe faktit që edhe pse me më shumë qeliza, preken shumë rrallë nga kanceri. Kjo mungesë e korrelacionit të madhësisë, me kancerin është emëruar sipas emrit të Sir Richard Peto, një epidemiolog britanik që e vuri në dukje për herë të parë në 1977-ën.

Hetimet e tij filluan me p53, një faktor transkriptimi. Këto janë proteinat që janë të pranishme pasi ADN-ja transkriptohet në ARN, duke kontrolluar se cilat gjene janë në aktivitet dhe për sa kohë. Kur ndeshet me ADN-në e dëmtuar, ajo nuk arrin të lidhet me një proteinë tjetër të quajtur mdm2. Kjo nga ana tjetër shkakton një zinxhir ngjarjesh që stimulojnë një qelizë për të riparuar çdo dëm. Nëse kjo dështon, p53 fillon një zinxhir tjetër që e bën qelizën të shkatërrohet vetë.

P53, pra, është një agjent i fuqishëm kundër kancerit në arsenalin e trupit. Por kanceri, në shumë krijesa, është një kundërshtar i fuqishëm. Qelizat e kancerit kanë dëmtuar ADN-në dhe kanë mënyra për t`u siguruar që lidhja me mdm2 të ndodhë pa pengesa.

Shumica e kafshëve apo njerëzit kanë vetëm një lloj p53. Elefantët kanë 20.

Ndoshta p53-të i ofrojnë njëri-tjetrit kopje rezervë kundër kancerit. Por si?

Mbetet e vështirë për qelizat kanceroze të fitojnë luftën me 20 “p53”, siç elefantët kanë. Ndaj edhe elefantët prekën shumë rrallë nga kanceri.

Rëndësitë e kësaj gjetjeje për njeriun

Zbulimi se cila proteinë bën të mundur luftën me qelizat kanceroze është hapi i parë. Hapi tjetër është se tek minjtë e laboratorit është arritur të rritet kjo sasi proteine dhe kanë mundur ta luftojnë kancerin dhe ta riparojnë dëmtimin e ADN-së.

Çfarë duhet tjetër?

Më shumë kërkime me njerëzit dhe për njerëzit

Leave a Reply

Your email address will not be published.