Sot rreth orës 02:30 të mëngjesit në fshatin Raushiq të Pejës ka ndodhur një aksident, ku shoferi ka pësuar lëndime trupore, ndërsa vetura e ka goditur një kafshë e cila ka ngordhur dhe ka mbetur e shtrirë në rrugë, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 02:30 në fshatin Raushiq të Pejës, policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur mes veture dhe një kali. Deri te aksidenti ka ardhë pasi kafsha pa mbikëqyrje nga askush është goditur nga vetura, duke e kaluar rrugën. Kafsha ka ngordhur dhe vozitësi ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova për Gazetën Sinjali. /GazetaSinjali/
Leave a Reply