Tragjike: Gjithçka zgjati 120 sekonda, detaje nga atentati ku mbetën të vrarë tre të rinj në Shqipëri

Mësohen detaje të reja nga masakra e një dite më parë ku mbetën të vrarë tre të rinj në Fushë-Krujë.

Hetimet kanë zbuluar se i gjithë atentati ka zgjatur rreth 120 sekonda, nga momenti që atentatorët qëlluan me breshëri plumbash makinën ku ndodheshin Brilant Martinaj, Diklen Vata, Besmir Hoxha, deri në momentin që i zunë pritë të rinjve.

Sipas burimeve, nga mjeti që hapi zjarr ndaluan dhe dolën tre persona dhe qëlluan përsëri drejt makinës ku ishin 3 viktimat dhe më pas i vendosën flakën dhe u larguan. E gjitha kjo ka zgjatur vetëm 120 sekonda dhe saktësia dhe precizioni i autorëve ka qenë tepër i lartë duke e mbyllur atentatin dhe ekzekutuar tre të rinjtë vetëm në pak çaste. Kjo tregon se ata ishin tepër të trajnuar me taktika të sofistikuara për ekzekutime, raporton noa.

Ndonëse kanë kaluar shumë orë nga ngjarja, ende nuk ka një autorë të identifikuar. Ndërkohë, dy mjete janë gjetur të djegura në zona të ndryshme në Fushë-Krujë. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.