Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Klinës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Sipas aktakuzës, të pandehurit L.M., në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit, dhe A.G., udhëheqës i sektorit të ndërtimit, në dy raste të ndara kanë tejkaluar kompetencat duke lëshuar leje ndërtimore në kundërshtim me ligjin dhe planin rregullues urban, raporton “Betimi për Drejtësi”.“Ndërsa i pandehuri N.G., inspektor ndërtimi, akuzohet se në tri raste të ndara ka mundësuar ndërtimin e objekteve në kundërshtim me lejet dhe kushtet ndërtimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.