Bashkëjetesa me 15-vjeçaren që u bë nënë, Policia interviston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën është informuar se në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, një e mitur 15-vjeçare ka lindur një fëmijë.

Në njoftim thuhet se e njëjta ishte në bashkësi jashtë martesore më një person të rritur me një diferencë të madhe në moshë.

E mitura ishte dërguar në spital më datë 18.07.2022.

E sot në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është intervistuar i dyshuari.

“Prizren 19.07.2022 – 12:40. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës penale të lartcekur. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./demokracia.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.