Si pasojë e humbjes së vetëdijes nga konsumimi i alkoolit, shumë persona përfundojnë në telashe për shkak të veprimeve të tyre të pakontrolluara, raporton Gazeta Sinjali.
E një incident mes motrave ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Zhuj Selmani’ në Pejë, ku një 30-vjeçare ka sulmuar fizikisht motrën e saj 38-vjeçare, duke e goditur me grushte.
Njësitet policore janë njoftuar lidhur me rastin, ku kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas kanë shoqëruar në stacion palët e përfshira bashkë me një dëshmitar që ndodhej aty në kohën kur ka ndodhur rrahja.
Me të shkuar në stacion policor, dy motrat dhe dëshmitari i janë nënshtruar testit për alkool, ku kanë rezultuar në gjendje të dehur.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që 30-vjeçares t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe e njëjta të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.
Leave a Reply