Dy të rinjtë që u arrestuan për përleshjen te rruga ‘B’ janë djemtë e ish-deputetit të PDK-së

Dje rreth orës 18:50 në rrugën ‘B’ në kryeqytet ka ndodhur një aksident trafiku, i cili ka pasuar me një incident mes disa personave. Më të keqen e parandaloi ndërhyrja e Policisë, të cilët kanë arritur që të vënë situatën nën kontroll dhe të arrestojnë dy personat e dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se Policia ka prangosur njërin nga shoferët e përfshirë në aksident, Fidan Gashi 35-vjeçar dhe Lindtrim Gashin që ‘i doli’ në ndihmë, 33-vjeçar.

Fidani dhe Lindtrimi janë djemtë e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi.

Djemtë e Gashit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim ku ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Sulm’.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë se rastin dje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.