Personi që u gjet i vdekur në Lutogllavë të Pejës ishte zhdukur nga dje – Policia e konfirmon rastin

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për vdekjen e një personi në Lutogllavë të Pejës, i cili u gjet sot pa shenja jete.

Sipas informatave të para ai ishte zhdukur që nga dje dhe dyshohet se humbi jetën derisa po peshkonte.

Rastin tashmë e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Sinjalin se njësitet policore tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka më shumë informacione.

Ndërkohë Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është nga fshati Trestenik nga komuna e Pejës.\gazetasinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published.