Portieri i Kosovës nis një eksperiencë të re në Angli

Arijanet Muric do të nisë një aventurë të re në Angli, teksa nga Manchester City ka kaluar në Championship, ku do të mbajë veshur fanellën e Burnley.

Ekipi anglez nuk e evitoi dot rrëzimin në Championship, por sezonin e ardhshëm do të tentojë rikthimin e menjëhershëm në elitën e futbollit anglez.

Drejtuesit e Burnley do të paguajnë rreth 3 milionë paundë për kartonin e Muric, ndërkohë që në akordin me Manchester City është vendosur edhe një klauzolë riblerjeje.

“Cityzens” besojnë te kualiteti i portierit të Kosovës (26 ndeshje) dhe janë gati ta rikthejnë në “Etihad Stadium” në të ardhmen nëse paraqitet mirë me skuadrën e re.

Muric do të jetë lojtari i tretë që kalon nga Manchester City te Burnley pas huazimeve të Taylor Harwood-Bellis dhe CJ Egan-Riley. /Demokracia.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.