Gjendet e mitura nga Peja që ishte raportuar e zhdukur, po bashkëjetonte me një burrë në Ferizaj

Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave madhore, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi edhe në Ferizaj, ku është gjetur një vajzë e mitur e cila kohë më parë ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj nga fshati Raushiq i Pejës.

Sinjali mëson se ajo u gjet duke bashkëjetuar me një person të moshës 27-vjeçare, me ç’rast njësitet policore kanë shoqëruar që të dy në stacion.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa vajza e mitur është kthyer në shtëpinë e gjyshit të saj në Vitomiricë të Pejës.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç’.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.