Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët e shumtë kanë marrë rrugën për në vendlindje për t’i kaluar pushimet e verës. Por, për të hyrë në Kosovë po iu duhet të presin në pikat kufitare.

Bazuar në raportin nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet me të gjata për të hyrë në Kosovë mëngjesin e sotëm janë te Dheu i Bardhë, deri në një orë, kurse në Merdar 30 deri në 40 minuta pritje.

Pritje ka edhe për të dalë nga Kosova. Në Merdar dhe te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta.

Gjatë hyrjes te Dheu i Bardhë kolonat janë të gjata deri në 200 metra, kurse në Merdar deri në 150 metra. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.