Pas Ferizajit edhe komuna e Prishtinës, e hapur edhe të shtunave 

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që zyrat e gjendjes civile nga 23 korriku e deri më 30 shtator të punojnë edhe të shtunave.

Në ditën e parë të vikendit puna do të nis ënë ora 10:00 dhe do të përfundojë në 14:00, njofton Klan Kosova.

E ajo nuk do të ndalet as në kohën e pauzës gjatë ditëve tjera të javës.

Sipas komunarëve ky vendim u mor pas rritjes së numrit të kërkesave për dokumente personale gjatë muajve të verës, kur edhe vijnë bashkatdhetarët.

E këtë mundësi e vlerësuan kryeqytetasit dhe mërgimtarët që të shtunën dolën për tu pajisur me dokumente. /KlanKosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published.