Vëllau sulmon vëllain në Podujevë

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Lekë Dukagjini” në qytetin e Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një person i moshës 22-vjeçare i ka shkaktuar lëndime trupore vëllait të tij, me ç’rast viktima ka marrë trajtim mjekësor.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta denoncojë vëllain në Polici dhe të kërkojë ndihmë.

Si rezultati i denoncimit, Policia ka arrestuar dhe prangosur të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është ndaluar për 48-orë. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.