Arrestohet Fero, pasi sulmoi një person me grushte në mes të qytetit

Një video e publikuar dje në media ka bërë që Feronit Shabani të arrestohet. Kjo për shkak se në video, Fero shihej duke sulmuar me grushte e shqelma një person i cili ndodhej në një makinë.

Prokuroria Themelore në Gjilan tashmë ka njoftuar kanë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit e kanë arrestuar reperin e njohur me emrin Fero.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.