E ka me Noizy-n? Thumbi i fundit i Don Xhonit bën ”lëmsh” rrjetin

Don Xhoni është një ndër reperët më në zë të momentit. Ai merr vëmëndje me këngët që publikon por jo vetëm kaq.

Së fundmi, ai ka publikuar një story, ku bën thirrje por pa përmendur aspak emra.

“Mos hani m*t. Bëni muzikë të mirë. Bëjini njerëzit e lumtur me aq sa mundeni. Blini makina të reja. Jepini, nuk ka kohë për ta harxhuar”, shkruan Don Xhoni në një postim që ka publikuar në Instagram.

Por me kë e ka?

Shumë mund të mendojnë që fjalët e tij mund t’i drejtohen reperave Noizy dhe Cllevio, të cilët janë konfliktuar shumë njëri tjetrin dhe sherri i tyre bëri zhurmë kudo në rrjet.

Nga ana tjetër, në një video ‘live’, Cllevio i ka kërkuar falje Noizy-t sot.

“Nuk po iki nga përgjegjësia. Noizy, do të them bello kur të puth në faqe dhe ti nuk do ma marrësh për keq. Do të gjej një pseudonym të bukur. Mua më pëlqen të më thërrasësh ‘Gango’. Dhe ty kur të them ‘Bello’ do të të puth. Po ta thash do ta them se je king. Unë kam frikë se mos dashurohet edhe e dashura ime me ty. Dua të them se ty të shikon femra dhe dashurohet me ty. Vëri gishtin njërës ti dhe ajo dashurohet direkt. Unë të njoh dhe ti më njeh, virtualisht. Unë Arkimedin prapë nuk ta shesë dhe nëse ai të mërzit ty. Unë jam më i mirë se ti dhe Arkimedi, por më budallenj se ju. Ti je shumë i mirë, je maja e piramidës. Po hajde ma mbush mendjen mua. Kur të kem unë 4 milionë dollar do më njohësh se çfarë dhuratash do të bëj unë ty. Kapitenit tuaj i kërkoj falje për familjen, Crax për këtë shokun, ty Dulla jo. Noizy mendoje mirë.”- u shpreh ai.

A do ketë paqe mes reperëve? Mbetet për t’u parë./demokracia.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.