I vendoset tritoli një servisi automjetesh në Tiranë

Një servisi automjetesh në kryeqytetin shqipar i është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Thatë dhe servisi rezultion në pronësi të shtetasit R. P.

Fatmirësisht, nga shpërthimi i lëndës plasëse ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.