E rëndë: 53-vjeçari në Han të Elezit dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë të mitur

Një ngjarje e trishtë dyshohet se ka ndodhur dje në Han të Elezit, ku një nënë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi pretendon se vajza e saj 13-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një burrë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një person të moshës 53-vjeçare, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht vajzën e mitur.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, 53-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.