Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Bogë ku një kamion ka goditur për vdekje një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur derisa shoferi i kamionit me beton ka lëvizur prapa dhe ka goditur një person, i cili s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Derisa një kamion mikser me beton ka ecë mbrapa, ka lënduar një person. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet””.
/GazetaSinjali/
Leave a Reply