Zjarr në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, era favorizon flakët

Në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e quajtur Piramida 17 në Kolonjë, vijon të jetë aktive një vatër zjarri.

Deri më tani zjarri është në zonën greke dhe po fiket me helikopterë nga ta,  ndërkohë forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në anën tonë.

Zjarri është  në përmasa të mëdha pasi në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa, ndërsa flakët po favorizohen edhe nga era./demokracia.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.