Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pranë “Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ku një fëmijë 10-vjeçar nga Polonia ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, transmeton Sinjali.
Fëmija është dërguar menjëherë në spital për shkak të gjendjes së rëndë. Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se 10-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht ndërsa ndodhej në ballkonin e hotelit.
“Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
Leave a Reply