Real Madridi publikon formacionin zyrtar ndaj Frankfurtit

Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti do ta zhvillojnë sonte duelin e finales së Superkupës së Evropës nga UEFA në “Helsinki Olympic Stadium” në Finlandë.

Finalja e Superkupës zhvillohet mes fituesit të Ligës së Kampionëve, dhe atij të Ligës së Evropës.

Madrilenët triumfuan në finalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Liverpoolin me rezultat 1-0, ndërkohë Frankfurt e fitoi Ligën e Evropës pasi mposhte pas penalltive skuadrën e Rangers.

Klubi spanjoll tashmë ka publikuar formacion startues për këtë sfidë.

Real Madrid XI: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Casemiro, Kroos, Modric, Valverde, Benzema, Vinicius Jr.

📋✅ Our starting 𝐗𝐈 🆚 @eintracht_eng! #SuperCup | @adidasfootball pic.twitter.com/pq0CrU9mIU

— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 10, 2022
Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në kanalet Sport 1 dhe Klan Kosova. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.