E trishtë: Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit që hyri të lahej në lum

Është gjendur sot i pajetë trupi i 14-vjeçarit i cili që prej ditës së djeshme nuk u pa më ndërsa kishte shkuar pranë lumit Seman.

Sipas njoftimit të Policisë i mituri E. S., është futur në lum për tu larë ku dhe është mbytur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, raporton RTSH.

“Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 14-vjeçar që ishte futur për tu larë në lumin Seman, ju bëjmë me dije se pas kërkimeve nga shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec dhe polumbarët e RENEA-s, sot rreth orës 10:40, u bë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së mbytur, shtetasit E. S., 14 vjeç”, njofton Policia. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.