Arrestohet në Skenderaj 35-vjeçari që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Një person është arrestuar dje rreth orës 11:15 në qytetin e Skenderajt, pasi i njëjti ishte në kërkim ndërkombëtar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 35-vjeçari kishte shkuar në stacion policor për rregullimin e disa dokumenteve, ku gjatë verifikimit të tij, ka rezultuar se është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Franca.

Ai është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë. Me urdhër të prokurorit, 35-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.