Rrëzohet në shkallët e shtëpisë një vajzë e vogël në Gjakovë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Gjakovë, ku një vajzë e vogël ka pësuar lëndime të rënda pasi dyshohet se u rrëzua, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, kanë bërë të ditur se e mitura është dërguar atje në gjendje të rëndë si pasojë e lëndimeve në kokë, teksa nëna e saj ka njoftuar mjekët se vajza është rrëzuar në shkallët e shtëpisë.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, vajza e mitur është nisur me urgjencë që të transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.