Një aksident i rëndë kishte ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielës, ku morën lëndime serioze disa persona, raporton Gazeta Sinjali.
16-vjeçari Rilind Zeqiraj, që ndodhej brenda veturës nuk ka arritur t’u mbijetojë plagë të marra, me ç’rast dje ka ndërruar jetë pasi u dërgua në spital në Gjermani për shërim.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Gllogjan në orën 17:00. /GazetaSinjali/
Leave a Reply