Njësia e Doganës së Kosovës e vlerëson javën që kaloi të suksesshme, për faktin se ka arritur të parandalojë gjashtë raste të tentim kontrabandës në disa regjione të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Dogana bën të ditur se në rajonin e Mitrovicës, ka parandaluar një mjet transporti i cili po bartte 1500 litra vaj ushqimor të kontrabanduara nga Serbia, përmes rrugëve ilegale.

Gjithashtu në Mitrovicë, janë parandaluar edhe kontrabandimi i 450 litrave pije jo-alkoolike, 2000 copë mikro kabllo telefona si dhe 10,800 copë vezë të freskëta, në këtë të fundit janë parandaluar edhe 70 pako çokollata që vinin nga Serbia.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësitë e Doganës, kanë arritur të parandalojnë edhe një mjet transportues në rajonin e Prizrenit i cili bartte 680 kilogramë badema, mall ky i cili nuk ka pasur ndonjë dokumentacion se nga ka ardhur.

Të gjitha llojet  e mallrave janë konfiskuar dhe ndaj të dyshuarve kanë nisur procedura kundërvajtëse./gazetasinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published.